Mbrëmë në mesnatë në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë një 28-vjeçare ka tentuar që t’ia marrë jetën vetes.
Burimet e Gazetës Sinjali brena Emergjencës kanë bërë të ditur se në lidhje me rastin e kanë informuar Policinë.
Pas marrjes së informacionit, Policia ka shkuar në spital, ku mjekët kanë raportuar se gjendja e viktimës është e rëndë, pasi ajo ka përdorur sasi të madhe të barnave – që dyshohet se janë të llojit “Xanax”.
Siç mëson Sinjali, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në repartin intensiv të spitalit që ta vazhdojë trajtimin.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 28-vjeçaren të tentojë të bëjë vetëvrasje, mirëpo për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdojnë hetimet.