image 28-vjeçari pranon se kreu 11 vjedhje në shtëpi e lokale në Kaçanik, por policia e liron

Siguri

28-vjeçari pranon se kreu 11 vjedhje në shtëpi e lokale në Kaçanik, por policia e liron

news image

Policia e stacionit të Kaçanikut ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë një 28-vjeçar me inicialet J.B., i cili dyshohet se ka kryer 11 vjedhje në shtëpi e lokale të ndryshme në qytet dhe rrethinë të këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, 28-vjeçari gjatë intervistimit, në prani të avokatit, ka pranuar se ka kryer gjithsej 11 vepra.

Në vendet ku i dyshuari kishte qëndruar kohët e fundit, policia njofton se ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende të tjera, si veshje të ndryshme, këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari i kishte fshehur.

Po ashtu, në këto lokacione, kanë gjetur dhe konfiskuar edhe disa shufra metalike dhe kaçavida, të cilat dyshohet se janë përdorur për depërtim në shtëpi e lokale.

Megjithatë, sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit dhe lënda ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/