image 28 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Kosovë

28 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Malishevës është regjistruar 1 rast i ri me COVID-19 dhe janë shëruar 4 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Komunës, në Malishevë aktualisht janë 28 persona aktivë me COVID-19, kurse nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 829 raste pozitive me këtë virus.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më sot me covid-19 janë regjistruar 829 raste, prej tyre 754 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 28 persona”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/