Tash e disa orë ka nisur atmosfera e zjarrtë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën në shënim të pavarësisë së Shqipërisë. Këngë, flamuj, brohoritje, simbole, fishkëllima, e gjithçka tjetër po e shënon këtë ditë në vendin tonë.
Është Policia e Kosovës që po menaxhon trafikun në rrugët e Prishtinës që janë bllokuar nga kolonat e gjata të krijuara nga qytetarët që kanë zgjedhur ta festojnë në këtë mënyrë këtë festë të madhe.
Madje, pati disa raste ku Policia ua mori dokumentet disa të rinjve që shkelën rregullat e trafikut me mënyrën se si ata festonin.