image Federata çeke: Nuk lidhet sporti me politikën

Futboll

Reagim/ Federata çeke: Nuk lidhet sporti me politikën

news image

Federata e Futbollit të Republikës Çeke, ka reaguar pas arrestimit të tetë tifozëve çekë, të cilët kishin planifikuar që gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki, të provokonin me ngritjen e një droni me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Përfaqësuesi i federatës çeke, Michal Jurman, ka thënë se refuzon një sjellje të tillë që e lidhë sportin me politikën.  

 “Ne mund të konfirmojmë që një grup prej tetë tifozësh çekë janë arrestuar nga policia afër Prishtinës, gjashtë burra e dy gra. Ky grup po mbante një dron, një flamur serb dhe një baner ‘Kosova është Serbi’. Në të njëjtën kohë mjete piroteknike dhe thika”, tha zyrtari i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Michal Jurman.

 “Federata dhe ekipi i futbollit çek dëshiron të qartësojë se ne refuzojmë një sjellje të tillë të tifozëve që e lidhë politikën me sport. Situata momentalisht është duke u kontrolluar nga policia e Kosovës, policia çeke dhe ambasada çeke”, shtoi ai./Sinjali/