Dje pas mesnatës në Banjë të Istogut, patrulla e Policisë derisa ishte në një pikë kontrolli, e ka ndalur një automjet i cili më pas i është nënshtruar kontrollit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se gjatë kontrollit, pasagjeres në automjet i është gjetur një sasi e substancës narkotike.
27-vjeçarja drogën e llojit marihuanë e kishte fshehur në ‘case’ të telefonit.
Siç mëson Sinjali, e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor për intervistim, ndërsa substanca narkotike është konfiskuar nga krim teknika.
Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti “Posedim i paautoziuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kujtojmë se ditëve të fundit është rritur numri i personave që po bien në prangat e policisë për posedim të substancave narkotike.