27-vjeçari me inicialet L.D, është arrestuar sonte rreth orës 20:50 në rrugën “Kosova” në Prizren, i dyshuar për vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se ia ka vjedhur portofolin një gruaje të moshuar, në të cilin ajo kishte vetëm 58 euro.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Prizrenit.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50 në rrugën ‘Kosova’ në Prizren. I dyshuari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/