image 27 të vdekur dhe rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut - Sinjali

27 të vdekur dhe rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

news image

27 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik atje ka bërë të ditur se janë konfirmuar 1 mijë e 861 raste të reja të infektimit me këtë virus, derisa janë shëruar 917 persona.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 231 mijë e 179./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin