27 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Instituti i Shëndetit Publik atje ka bërë të ditur se janë konfirmuar 1 mijë e 861 raste të reja të infektimit me këtë virus, derisa janë shëruar 917 persona.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 231 mijë e 179./GazetaSinjali/