image 27 persona të vdekur nga vërshimet në Turqi

Evropë

27 persona të vdekur nga vërshimet në Turqi

news image

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar vërshime në disa qyteza në rajonin e Detit të Zi në Turqi, ka thënë sot agjencia për emergjenca.

Kjo është katastrofa e dytë natyrore me të cilën po përballet Turqia këtë muaj.

Vërshimet kanë shkaktuar kaos në provincat veriore, teksa autoritetet kanë qenë duke vënë nën kontroll zjarret pyjore në brigjet jugore.

Agjencia për emergjenca ka thënë se 25 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Kastamonu dhe dy të tjerë kanë vdekur në Sinop.

Kërkimet kanë vazhduar edhe për një person të zhdukur në provincën Bartin.

Më shumë se 1,700 persona janë evakuuar nga zonat e prekura nga vërshimet, raporton REL, përcjell Gazeta Sinjali.

Si pasojë e vërshimeve është thënë se 330 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithashtu, agjencia për emergjenca ka raportuar se pesë ura janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar. /GazetaSinjali/