Sot në mesditë në Prizren, një 26-vjeçare ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj qysh prej se janë martuar ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është paraqitur në Polici bashkë me babain e saj.
Ajo është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe ka deklaruar se nuk e ka raportuar më herët bashkëshortin e saj pasi që janë munduar të gjejnë zgjidhje përmes familjeve të njëri-tjetrit.
Siç mëson Sinjali, viktima tashmë ka një fëmijë 10-mujshe me të bashkëshortin e saj, me të cilin janë martuar në vitin 2021.
I dyshuari me inicialet Gj.M. është paraqitur në stacionin policor në Prizren dhe është intervistuar.