image 26-vjeçari shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën në Itali, policët përdorin armë paralizuese - Sinjali

26-vjeçari shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën në Itali, policët përdorin armë paralizuese

news image

Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënën dhe motrën e tij, duke i detyruar dy gratë të strehoheshin në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur në Asti, Itali.

Karabinierët përdorën armën paralizuese, pasi 26-vjeçari në gjendje të rëndë mori një thikë tjetër dhe kërcënoi personelin mjekësor kur ata mbërritën në shtëpi.

Karabinierët, pasi u përpoqën vazhdimisht dhe më kot ta qetësonin verbalisht dhe ta bllokonin, aktivizuan armën paralizuese, shkruan Ansa.

Shqiptari hodhi menjëherë thikën dhe tentoi të arratisej.

Pasi u ndalua nga karabinierët dhe u qetësua u dërgua në spital. 26-vjeçari akuzohet për rezistencë ndaj autoriteteve policore dhe kërcënim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin