Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, firmosi një vendim i cili parasheh pezullimin e të gjitha fluturimeve nga Evropa për në SHBA.
Ky vendim i cili do të fillojë së zbatuari të premten në mesnatë, do të vlejë për 30 ditët e ardhshme.
Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, Trump- tha se kufizimet “e forta, por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren”, tha presidenti.
Lista e mëposhtme tregon vendet e prekura nga vendimi i SHBA:/Gazeta Sinjali/
Austria
Belgjika
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Islanda
Italia
Latvia
Lihtenshtajni
Lituania
Luksenburgu
Malta
Hollanda(Vendet e Ulëta)
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Sllovakia
Slovenia
Spanja
Suedia
Zvicra.