image Trump pezullon udhëtimet me 26 vende të Evropës

Botë

Botë/ Trump pezullon udhëtimet me 26 vende të Evropës

news image

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se do të kufizojë udhëtimet drejt Evropës si përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Në një fjalim televiziv, ai tha se udhëtimet në 26 vende të Europës do të pezullohen për 30 ditë e ardhshme.

Megjithatë, Trump tha se kufizimet “të forta por të nevojshme” nuk do të zbatohen për në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë konfirmuar 460 raste deri më tani. Ka 1,135 raste të konfirmuara të virusit në të gjithë SHBA, me 38 vdekje.

“Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në brigjet tona, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa,” tha zoti Trump nga Zyra Ovale të mërkurën në mbrëmje.

“Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të premten në mesnatë,” shtoi ai. Urdhri i udhëtimit nuk vlen për shtetasit amerikanë. Trump tha se Bashkimi Evropian “nuk kishte arritur të ndërmarrë të njëjtat masa paraprake” si SH.B.A. në luftimin e virusit.

Një Proklamatë Presidenciale, e publikuar menjëherë pas fjalimit të Z. Trump, saktësoi se ndalimi vlen për këdo që ka qenë në zonën pa kufij të Shengenit 14 ditët e fundit përpra para mbërritjes së tyre në SHBA. Kjo nënkupton që Irlanda është e përjashtuar nga ndalimi pasi nuk është një nga 26 vendet e Shengenit.

Trump foli vetëm disa orë pasi Italia, vendi i prekur më keq jashtë Kinës, njoftoi kufizime të ashpra të reja për qytetarët e saj. Do të mbyllë të gjitha dyqanet, përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive, si pjesë e bllokimeve të tij mbarëkombëtare. /Gazeta Sinjali/