image 26 kosovarë dyshohet se janë helmuar në Qendrën e Numërimit nga zarfet e ardhura nga Serbia - Sinjali

Alarmante/ 26 kosovarë dyshohet se janë helmuar në Qendrën e Numërimit nga zarfet e ardhura nga Serbia

news image

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve dyshohet se janë helmuar gjatë procesit të verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia.

Mësohet se zyrtarët kanë manifestuar shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Mësohet se 5 kutitë me fletëvotime rreth 80 kilogramëshe që kanë ardhur nga Serbia në momentin e hapjes kanë kundërmuar, mëson nga burimet Gazeta Sinjali.

Për pasojë ky proces është ndërprerë rreth orës 11:00. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin