image 255 aksidente nga e hëna në Kosovë, të premten vdiq një i aksidentuar

Siguri

255 aksidente nga e hëna në Kosovë, të premten vdiq një i aksidentuar

news image

Dy ditë më parë një 39-vjeçar vdiq, pasi që nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të cilat i mori nga goditja e një veture më 4 dhjetor të këtij viti në Hajvali të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, brenda gjashtë ditëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur edhe 254 aksidente të tjera, në 90 prej të cilave pati persona të lënduar.

Në anën tjetër, në 164 aksidente trafiku pati vetëm dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës nga e hëna ka shqiptuar 5 mijë e 365 gjoba./Gazeta Sinjali/

14 dhjetor
15 dhjetor
16 dhjetor
17 dhjetor
18 dhjetor
19 dhjetor