image 25 të vdekur nga COVID-19 gjatë javës së parë të shkurtit në Kosovë

Shëndetësi

25 të vdekur nga COVID-19 gjatë javës së parë të shkurtit në Kosovë

news image

Gjatë javës së parë të muajit shkurt të këtij viti 25 persona në Kosovë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo shifër e çoi në 1 mijë e 523 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në mesin e personave që humbën jetën nga koronavirusi është edhe një 40-vjeçar nga Suhareka, i cili është pacienti më i ri që vdiq këtë javë.

Ndërkohë, viktima më e vjetër nga COVID-19 e kësaj jave është një 90-vjeçar nga Vushtrria, i cili vdiq më 3 shkurt.

Gjatë shtatë ditëve të fundit u regjistruan 2 mijë e 40 raste të reja me këtë virus, duke bërë që numri i rasteve pozitive të arrijë në 62 mijë e 258.

Kurse, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga e hëna u shëruan 1 mijë e 605 persona, të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Numri i të shëruarave deri më sot ka arritur në 54 mijë e 42 sosh, ndërkaq raste aktive kanë mbetur edhe 6 mijë e 693./Gazeta Sinjali/