Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku një patrullë e Policisë ka ndalur për kontroll një veturë.
Sinjali mëson se gjatë kontrollimit, te pasagjeri i veturës është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe fishekë, të cilat janë konfiskuar nga Policia.
Ndërkohë 24-vjeçari është prangosur dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet më gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7,500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.