Në orët e para të së dielës në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë ka ndodhur një përleshje me thika mes tre personave.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se njëri nga ta është therur me thikë dhe ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Viktima ka deklaruar para zyrtarëve policorë se përleshja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje. Ai ka thënë se njëri e ka sulmuar me shkop bejsbolli në kokë, pastaj tjetri e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Kësisoj, 24-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore, mirëpo Sinjali mëson se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Dy të dyshuarit janë kërkuar nga Policia, mirëpo ndodhen ende në arrati, ndërsa në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar.
Rastet e përleshjeve janë të shpeshta, sidomos kur përdoren mjetet e mprehta dhe viktimat bëhen për spital.