Në kantonin e Gjenevës më 15 mars do të mbahen zgjedhjet lokale për 44 komuna.
Komuniteti shqiptar që jeton atje do të marrë pjesë në këto zgjedhje duke garuar me 24 kandidatë.
Autoritetet zvicerane thonë se pjesëmarrja dhe fitorja e shqiptarëve në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme për ngritjen e zërit të tyre dhe realizimin e objektivave si komunitet me rëndësi në Zvicër.
Kandidatët për këshilltarë komunal thonë se shqiptarët, pavarësisht se janë të integruar mirë, është shumë me rëndësi që të përfaqësohen në nivele udhëheqëse.
Procesi i votimit për zgjedhjet komunale të kantonit të Gjenevës kanë nisur nga mesi i këtij muaji dhe do të përfundojë në ditën e votimit.
Kujtojmë se janë rreth 15 mijë shqiptarë që jetojnë në Gjenevë të Zvicrës./GazetaSinjali/