image 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës: Mbi 5 mijë analiza, 14 operacione dhe 4 lindje

Kosovë

24 orët e fundit në Spitalin e Pejës: Mbi 5 mijë analiza, 14 operacione dhe 4 lindje

news image

317 pacientë në total, kanë kryer 5,130 analiza dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“238 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Gazeta Sinjali.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 14 operacione.

“Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, njofton më tej spitali. /Gazeta Sinjali/