image 239 raste emergjente për 24 orë në Spitalin e Pejës

Kosovë

239 raste emergjente për 24 orë në Spitalin e Pejës

news image

Nëntë operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, 4 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në statistikat e Spitalit.

239 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 20 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Analiza kanë kryer 298 pacientë që në total kanë bërë 4,425 analiza”, bëhet e ditur në njoftimn./Gazeta Sinjali/