image 2,300 euro nga Prizreni në Prishtinë, 3 kosovarë e keqtrajtojnë dhe ia grabisin paratë sirianit

Kosovë

Mashtrim/ 2,300 euro nga Prizreni në Prishtinë, 3 kosovarë e keqtrajtojnë dhe ia grabisin paratë sirianit

news image

Nën kërcënimin e thikës, 3 kosovarë ia kanë grabitur rreth 2 mijë e 300 euro dhe e kanë keqtrajtuar një sirian mesditën e djeshme në rrugën Prizren-Prishtinë.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se siriani T.A. kishte ardhur nga Shqipëria në Kosovë. Nga Prizreni kishte pranuar të shkonte në Prishtinë me një veturë ku ishin 3 kosovarë. Me kërkesë të tyre, ishte marrë vesh që për transport t’ua paguante atyre 150 euro.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, para se të mbërrinin në Prishtinë, 3 kosovarët i kanë kërkuar atij që ta bënte pagesën prej 150 eurosh. Siriani ka pranuar, pa e ditur se ende nuk kishin mbërritur në kryeqytet.

Teksa po e kryente pagesën, personi i ulur me të në ulëset e prapme të veturës e ka vërejtur se ka më tepër para dhe duke e kërcënuar me thikë, ka arritur t’ia marrë 2 mijë e 300 euro.

Pasi ia kanë marrë paratë, ata e kanë nxrjerrë 42-vjeçarin me forcë nga vetura.

Siriani e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës. Ai është intervistuar me asistencë të përkthyesit, ku ka treguar në hollësi rastin që i ka ndodhur. /Gazeta Sinjali/