Gazeta Sinjali ka raportuar këtë javë për dhjetëra persona të kërkuar nga Gjykatat, të cilën kanë rënë në prangat e Policisë, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Edhe mbrëmë, Policia arriti ta kap një të dënuar, i cili për një kohë qëndroi në arrati.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 23-vjeçari i kërkuar nga Gjykata u ndalua fillimisht nga një patrullë e Policisë së rajonit të Ferizajt, rreth orës 23:00, në një pikë kontrolli. Gjatë verifikimit nga njësia policore, i njëjti doli se ishte i dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor dhe më pas është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, për ta vuajtur dënimin prej 30 ditësh.