Sonte janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 978 numrin e rasteve të konfirmuara deri tani në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), 11 raste të reja vijnë nga Komuna e Ferizajt, tre nga Komuna e Prizrenit, dy nga Komuna e Zubin Potokut dhe nga një rast nga Komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Leposaviqit.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/