Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një konference për media ka treguar se numri i shtretërve në dispozicion për të infektuarit me COVID-19 është 838, kurse duke u trajtuar nëpër klinika janë 626 persona.
“Ndërkohë që po flasim janë bërë riorganizimet e nevojshme brenda spitalit duke rritur numrin e shtretërve në 838, përkohësisht sepse vazhdimisht është duke u rrit, për të organizuar shërbim spitalor edhe për rritur numrin e shtretërve me qasje në oksigjen gjithashtu”, ka thënë Hoti, raporton Gazeta Sinjali.
Hoti gjithashtu ka thënë se numri i personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe janë të shtrirë nëpër klinika të ndryshme dhe spitale gjithandej është 626.
Nga kjo i bie se gjenden edhe 212 shtretër të lirë për personat e infektuar me COVID-19.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit të cilat pritet të hyjnë në fuqi të premten./Gazeta Sinjali/