image 21-vjeçari në Zhur të Prizrenit në gjendje të rëndë, u ther afër zemrës

Siguri

21-vjeçari në Zhur të Prizrenit në gjendje të rëndë, u ther afër zemrës

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rrahje masive mes të rinjve që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Zhur të Prizrenit, ku njëri prej tyre është therur me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda. Për këtë rast Policia ka arrestuar 5 të dyshuar, dy prej të cilëve janë të mitur.

Sipas policisë, i dyshuari R. S., 21 vjeçar, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor. Mjekët kanë deklaruar se nga plaga e shkaktuar nga thika në pjesën e gjoksit, i dyshuari është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa katër të dyshuarit tjerë janë:

B. K., i datëlindjes 2003
A. K., i datëlindjes 2001
R. V., i datëlindjes 2003
E. S., i datëlindjes 2006

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E.S., ndalen për 24 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/