image 21 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Kosovë

Shëndetësi/ 21 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

news image

Sonte janë konfirmuar edhe 21 raste të reja, duke e çuar në 1025 numrin e rasteve të regjistruara deri më sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 19 nga rastet të reja janë nga Komuna e Prizrenit dhe 2 nga Komuna e Suharekës.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/