image 2019 – vit i suksesshëm për Butrint Imerin

Bota e Yjeve

Showbiz/ 2019 – vit i suksesshëm për Butrint Imerin

news image

Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të pëlqyer shqiptar. Artisti ka qenë tejet aktiv në skenën muzikore këtë vit, duke publikuar katër këngë, ku dy prej tyre ishin në bashkëpunim me artistë të tjerë.

Butrinti në muajin prill solli bashkëpunimin “Sa gjynah” me rep-artistin gjithashtu të njohur shqiptar Majk, i cili rezultoi të jetë tejet i suksesshëm. Kënga deri më tani numëron mbi 20 milionë klikime në kanalin YouTube.

Vetëm pas dy muajve, Butrinti publikoi një tjetër këngë të titulluar “Hajt hajt”, e cila u shndërrua në një hit të padiskutueshëm në trojet shqiptare dhe jo vetëm. Ky projekt deri më tani grumbullon mbi 21 milionë klikime në YouTube.

“Dream girl” në bashkëpunim me Nimon, ishte projekti i radhës që Butrinti e publikoi dy muaj pas këngës “Hajt Hajt”. Ky bashkëpunim i artistit u mirëprit nga publiku dhe në YouTube numëron mbi 11 milionë klikime.

Pas këtij bashkëpunimi, Butrinti zgjodhi t’i befasojë fansat me një projekt solo, të titulluar “M’ke rrejt”, të cilin e publikoi më 14 dhjetor. Kënga ashtu siç edhe ishte parashikuar u prit mjaft mirë nga publiku, pasi që në vetëm dy ditë pas publikimit numëron mbi 1 milionë klikime në YouTube.

Për këtë sukses, Butrinti ka vendosur t’i falënderojë të gjithë ata që e mbështetën projektin e ri, transmeton Gazeta Sinjali.

Faleminderit krejtve për gjithë këtë feedback kaq pozitiv që ma keni jap me komentet ma te mira që i kom pranu najhere përgjatë gjithë karrieres time”, ka shkruar ai në një postim në InstaStory.

2019 për Butrint Imerin ishte një vit tejet i sukesshëm dhe ai siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Artisti disa ditë më parë pati treguar se pas këngës “M’ke rrejt”, i ka të finalizuara edhe pesë projekte të tjera, në mesin e të cilave do të jetë edhe një bashkëpunim me një artiste./Gazeta Sinjali/