COVID-19

Të infektuar

125

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Njoftim/ 200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

news image

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e 200 pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani. Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë shqiptare në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës, shkruan Tch.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin