image 200 fëmijë të vrarë gjatë pushtimit rus, thonë zyrtarët ukrainas

Botë

200 fëmijë të vrarë gjatë pushtimit rus, thonë zyrtarët ukrainas

news image

Shifrat e publikuara nga zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tregojnë se 200 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.

360 fëmijë të tjerë kanë mbetur të lënduar në luftën që po vazhdon, thonë zyrtarët ukrainas.

Kombet e Bashkuara, muajin e kaluar, thanë se më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit të Rusisë.

Kjo shifër përfshinte rreth 3.5 milionë refugjatë që kanë ikur nga vendi i shkatërruar nga lufta, po ashtu edhe civilë të zhvendosur brenda Ukrainës.

/GazetaSinjali/