200 familjeve në Kosovë u është hequr ndihma sociale, me arsyetimin se një anëtar i tyre ka punuar si komisioner në ditën e zgjedhjeve.
Këtë shqetësim e ka ngritur përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi, i cili e ka konsideruar këtë akt padrejtësi të madhe, shkruan Gazeta Sinjali.
“Raportohet se 200 familje janë privuar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve. Padrejtësisht puna e tyre njëditore po ju evidentohet nga Ministria e Punës si pagë që i mbivendoset pagesës nga skema sociale. Skema sociale ndër të tjera duhet ta përmbajë komponenten e nxitjes së këtyre personave për angazhim, e jo të kundërtën”, ka shkruar ai.
Rrustemi ka thënë se ndalesa e socialit në fundvit është dyfish e padrejtë. /Gazeta Sinjali/