Sot janë arrestuar dy persona në Prishtinë në lidhje me një rast dhunimi që dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2021.
Një vajzë 20-vjeçare ka raportuar në Polici më 20 janar se është dhunuar nga katër persona.
Mirëpo sot Policia ka kapur dy të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
“Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar: – A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.