image 20-vjeçari shqiptar kapet me 160 mijë euro të fshehura në veturë

Botë

Holandë/ 20-vjeçari shqiptar kapet me 160 mijë euro të fshehura në veturë

news image

Një shqiptar 20-vjeçar është arrestuar në Holandë, pasi nga kontrolli në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar 160 mijë euro cash.

Identiteti i të riut shqiptar ende nuk është publikuar nga autoritetet holandeze, ndërsa ai u zbulua pasi kishte një sjellje të çuditshme që tërhoqi vëmendjen e efektivëve të policisë.

Fillimisht ai zbriti nga vetura luksoze tip ‘Audi’ dhe hyri në një ndërtesë, ndërsa në momentin që doli, policët filluan ta ndiqnin.

20-vjeçari po hetohet për pastrim parash në Holandë, pasi dyshohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.

Albanees had ruim 1,5 ton cash in verborgen ruimte (VIDEO)