image 20-vjeçari i arrestuar në Prizren, i tregon Policisë se ka drogë edhe në shtëpi

Siguri

20-vjeçari i arrestuar në Prizren, i tregon Policisë se ka drogë edhe në shtëpi

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një personi të dyshuar për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike”, në Prizren.

Sinjali merr vesh se personi që përfundoi në prangat e Policisë është Q.K., i lindur në vitin 2001.

Gjatë kontrollit të tij, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar pesë foli alumini me substanca narkotike të llojit marihuanë dhe një telefon mobil.

Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se 20-vjeçari në mënyrë vullnetare i ka treguar Policisë se ka ende doza të drogës në shtëpinë e tij.

Prandaj, Policia ka kontrolluar shtëpinë e tij, ku ka gjetur dhe ka sekuestruar shtatë foli të tjera alumini të mbushura me marihuanë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/