Numrat e rasteve të reja me COVID-19, ditëve të fundit kanë shënuar rritje, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç numrit të madh të rasteve të reja, më të prekurit nga ky virus sipas moshës, janë ata nga 20 deri në 29 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 682 raste të reja me koronavirus, ku 418 persona të infektuar janë nga mosha 20 deri në 29 vjeçare.
Përveç kësaj moshe, të infektuar në numër të madh janë edhe ata nën moshën 20 vjeçare, pasi që në 24 orët e fundit janë konfirmuar 186 raste prej moshave 10 deri në 19 vjeç.
Nga COVID-19, po infektohen edhe fëmijët nga mosha 0 deri në 9 vjeç, ku janë shënuar 48 raste të reja të kësaj moshe.
Numri i madh i të infektuarve pas atyre të moshës 20 deri në 29 vjeç, më të prekur nga COVID-19 janë edhe ata nga 30 deri në 39 vjeç, ku janë shënuar 307 raste.
Kurse nga mosha 40 deri në 49 vjeç janë konfirmuar 297 raste dhe nga 50 deri në 59 vjeç janë konfirmuar 214 raste.
Personat nga 60 deri në 69 vjeç janë shënuar 174 raste të reja me këtë virus, ndërsa nga mosha 70 deri në 79 vjeç, janë konfirmuar 75 persona të infektuar.
Kurse mbi moshën 80 vjeç janë konfirmuar 13 persona të infektuar me COVID-19.
Përndryshe sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19. /GazetaSinjali/