image 20 të vdekur pas kaosit jashtë aeroportit të Kabulit

Botë

20 të vdekur pas kaosit jashtë aeroportit të Kabulit

news image

Një zyrtar i NATO -s ka thënë për Reuters se të paktën 20 persona kanë vdekur në dhe përreth aeroportit të Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të dielën e kaluar.

Kriza jashtë aeroportit të Kabulit është për të ardhur keq. Fokusi ynë është që të evakuojmë të gjithë të huajt sa më shpejt që të mundemi,” tha zyrtari i Nato-s, për BBC.

Forcat tona po mbajnë distancë të rreptë nga zonat e jashtme të aeroportit të Kabulit për të parandaluar çdo përplasje me talebanët,” shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar raportoi  më herët se shtatë civilë afganë ishin vrarë jashtë aeroportit.

/GazetaSinjali/