image Pasojat e dhimbshme të tërmetit, 2-vjeçarja fle në karrocë që më shumë se 8 netë

Rajon

Tërmeti/ Pasojat e dhimbshme të tërmetit, 2-vjeçarja fle në karrocë që më shumë se 8 netë

news image

Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tërmetit dhe është tërësisht e pabanueshme. Të gjithë anëtarët e familjes tashmë duhet të jetojnë ose në karrocë, ose në makinë.

Kërkojnë vetëm një çadër. “Për momentin, pastaj të vlerësohet shtëpia”, thotë kryefamiljari Gëzim Farruku.

“Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”.

Shkatërrimi i shtëpisë i shtohet dramës së familjes. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme mendore.

“U ka dhënë Zoti një fëmijë, por fëmija do shërbimin, do një çadër për ta strehuar si duhet”, thotë Gëzimi.