image "Kompanitë e ndërtimit, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti në Turqi, ndërtuan edhe në Beograd?"

Evropë

“Kompanitë e ndërtimit, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti në Turqi, ndërtuan edhe në Beograd?”

news image

Shefi i grupit të komisionit të Partisë Popullore në Parlamentin e Beogradit, Millosh Pavloviq, ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të tregojnë nëse në mesin e të arrestuarve pas tërmetit në Turqi, ka edhe prej atyre pronarëve të kompanive që ndërtuan banesa në Beograd.

Ai përveç kësaj, ka kërkuar që të tregohet se cilat janë objekte dhe ndaj tyre të kryhet një kontroll i jashtëzakoshëm, raporton mediumi serb N1.

“Pas arrestimit në Turqi, shtrohet çështja e sigurisë së objekteve që janë ndërtuar në Serbi nga kompanitë turke si kontraktorë në vitet e kaluara. Kompanitë turke u angazhuan në punimet në “Beograd mbi ujë” dhe ndërtimin e banesave për anëtarët e shërbimeve të sigurisë në Kralevë, Nish dhe Vranjë. Investitor i atyre punimeve është shteti i Serbisë.” – ka thënë Pavloviq.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të informojnë publikun për të gjitha ndërtesat ku kontraktorët ishin kompani turke, drejtorët dhe pronarët e të cilave janë nën hetim në Turqi.

“Duhet të ketë edhe auditim dhe kontroll të jashtëzakonshëm të projekteve, përkatësisht pranimin teknik të atyre objekteve.” – ka thënë ai.

Pavloviq përmendi deklarimin e ministri turk të Drejtësisë, Bekir Bozdag, i cili deklaroi se 134 persona janë nën hetim në Turqi për përgjegjësi të mundshme për ndërtimin e dobët të ndërtesave të banimit që u shembën nga tërmeti shkatërrues.

/GazetaSinjali/