image 2-vjeçari goditet nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij në Shtime

Siguri

2-vjeçari goditet nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij në Shtime

news image

Një 2-vjeçar është goditur nga një veturë, derisa ishte në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “Ernest Koliqi” në Shtime, dje rreth orës 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi derisa shoferja kishte dalë për të hapur dyert e oborrit, ndërkaq vetura ka lëvizur dhe e ka goditur 2-vjeçarin.

Këto burime kanë bërë të ditur se për shkak të goditjes nga vetura, 2-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, prandaj edhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK./Gazeta Sinjali/