image 2 të vrarë dhe 13 të plagosur pas një sulmi në Chicago

Botë

2 të vrarë dhe 13 të plagosur pas një sulmi në Chicago

news image

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një person i armatosur që hapi zjarr në një ndejë në Chicago’s South Side, raporton ABC News, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Departamentit të Policisë në Chicago, Policia doli në vendngjarje rreth orës 04:41 të mëngjesit të së dielës dhe pa disa persona të vrarë.

Mosha e viktimave është nga 20 deri në 44 vjeç, kurse të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës, prej të cilëve disa në gjendje të mirë dhe disa në gjendje kritike.

Disa nga viktimat e plagosura janë ende duke iu nënshtruar një operacioni, u tha superintendenti i Policisë së Chicagos, David Brown gazetarëve në një konferencë shtypi të dielën në mëngjes./Gazeta Sinjali/