Ndonëse Policia po vazhdon me apele për kujdes gjatë vozitjes, meqë trafiku rrugor vështirësohet më shumë gjatë sezonit të dimrit, duket se një gjë e tillë nuk po kryen punë.
Vetëm gjatë 7 ditëve të fundit në rrugët e Kosovës janë shkaktuar gjithsej 342 aksidente trafiku, si pasojë e të cilave humbën jetën dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëri nga viktimat ishte 19-vjeçari nga Podujeva, Alor Bekolli, i cili vdiq të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në 146 aksidente që ndodhën që nga e diela kishte edhe persona të lënduar, ndërkaq 194 të tjerë ishin vetëm me dëme materiale./Gazeta Sinali/