Kripa është një ndër ato produkte që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj, por jo vetëm, transmeton Gazeta Sinjali.
Përdorimi i kripës në flokë është një truk i vjetër i trashëguar nga gjyshet tona, të cilat nuk kishin mundësi të blinin shumë produkte larëse për kohën. Po kohët e fundit është risjellë në përdorim nga parukierët më të famshëm të momentit.
Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:
Nëse keni flokë të yndyrshëm ju këshillojmë të shtoni 2 lugë çaji kripë deti në shampon e flokëve. Tundeni për pesë minuta para përdorimit dhe më pas lani kokën si zakonisht. Kripa do të ulë sasinë e sebumit, yndyrës së flokëve dhe do i bëjë të duken sa më të shëndetshëm.
Zbokthi është një problem shumë shqetësues pasi shpeshherë njerëzit mund ta ngatërrojnë me parazitët, plus që nuk duket aspak këndshëm sidomos mbi supet e veshjeve të zeza. Hidhni dy lugë çaji kripë të zezë në shampo. Masazhoni butësisht skalpin e kokës për dhjetë minuta dhe lani flokët me ujë të vakët. Që të keni rezultate sa më të shpejta përdoreni këtë trajtim një ose dy herë në javë.
Kripa është shumë e këshillueshme në rast se keni rënie ose këputje të flokëve. Njomni paraprakisht flokët me uthull molle dhe masazhoni skalpin e kokës për 10-15 minuta me kokrrizat e kripës së trashë. Lani kokën si zakonisht. Ky trajtim duhet përdorur dy herë në javë për një periudhë kohore dy mujore./Gazeta Sinjali/