image 2.5 milionë ikën nga lufta në Ukrainë, por 220 mijë ukrainas kthehen në vendlindje

Botë

2.5 milionë ikën nga lufta në Ukrainë, por 220 mijë ukrainas kthehen në vendlindje

news image

Ndërkohë që 2,5 milionë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës, shërbimi kufitar ukrainas ka raportuar se në vend po kthehen qindra mijëra të tjerë.

Rreth 220 000 ukrainas janë kthyer në Ukrainë që nga nisja e luftës, 18 000 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit, raporton A2CNN.

Shumica e të kthyerve janë meshkuj, të cilët duan të mbrojnë vendin e tyre nga pushtimi rus.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 579 civilë janë vrarë dhe 1002 janë plagosur në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus, në 24 shkurt

/GazetaSinjali/