image 2.380 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

2.380 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Në Kosovë aktualisht janë 2.380 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Javëve të fundit është shënuar rënie si në numër të viktimave nga COVID-19 ashtu edhe të rasteve të reja pozitive me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Kosovë janë 2.380 raste aktive.

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur u paraqitën edhe rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë regjistruar në total 107.405 raste pozitive. Prej tyre 2.243 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 102.782 qytetarë, ndërsa janë 2.380 raste aktive.  /Gazeta Sinjali/