image 9 raste me koronavirus sonte në Pejë, në mesin e tyre një mjeke

Shëndetësi

9 raste me koronavirus sonte në Pejë, në mesin e tyre një mjeke

news image

117 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë, 9 prej të cilëve janë nga Komuna e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci ka bërë të ditur se në mesin e të infektuarve është edhe një mjeke.

“Gjendja e pacientëve është e qetë, përveç rasteve të sontme, sepse kemi shtim të rasteve. 9 rastet që u konfirmuan sonte janë raste kontakti, në mesin e tyre është edhe një mjeke. Gjithsej punonjës shëndetësor të konfirmuar me COVID-19 në Pejë janë 10″, ka thënë Loci në RTV Dukagjini.

Sonte u shëruan edhe pesë persona me koronavirus në Komunën e Pejës, derisa numri i rasteve aktive e ka kaluar 60-shin.

Rreth 20 pacientë janë të shtrirë në Spitalin Regjional të Pejës, ndërsa ka të shtruar edhe në Klinikën Infektive në Prishtinë./Gazeta Sinjali/