image 19 persona vdesin nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, 650 persona janë të lënduar

Rajon

19 persona vdesin nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, 650 persona janë të lënduar

news image

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi qytetet e Turqisë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të plagosurve ku përafërsisht llogaritet rreth 650 persona. Mësohet se 13 viktima janë vrarë në provincën Elazig, 4 në Malatya, 1 në Diyarbakir dhe 1 në një zonë tjetër, thuhet në një deklaratë të emergjencave.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku./Gazeta Sinjali/