Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 270 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre, 180 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 4 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 18 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 182 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 76 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima, ndërsa janë shëruar 165 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 në vend janë edhe 2 mijë e 286. /Gazeta Sinjali/