Një 18-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij duke e goditur 13 herë me thikë, ngjarje kjo që ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.
Gazeta angleze “The Sun”, raporton se adoleshenti britanik i identifikuar si Thomas Griffiths është përpjekur ta fshehë krimin e rëndë duke vënë duart e ish-të dashurës së tij në thikë, në mënyrë që të dukej sikur kishte kryer vetëvrasje. Viktima Ellie Gould, u gjet nga babai i saj rreth orës 3:00 të pasdites, në pishinë e mbuluar plotësisht me gjak. Pas kësaj ai ka lajmëruar menjëherë autoritetet duke i kërkuar që të nisin një hetim për vrasjen e së bijës.
Pas vrasjes 18-vjeçari është rikthyer në shtëpinë e tij duke ecur në rrugën e pyllit teksa me vete kishte edhe sendet me të cilat ishte munduar të fshinte gjurmët nga shtëpia e Ellie-t. Për të fshehur gjithçka, ai publikoi në rrjetet sociale një video ku tregonte se i kishte dhënë fund lidhjes me Ellie-n, pasi do t’i dedikoheshin studimeve, ndërsa ai po kalonte disa probleme familjare, shkruan tch.
“Unë dhe Ellie do të bëjmë një pushim dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat pas pushimeve. Babi im është diagnostikuar me kancer ndërsa nëna ime ka qenë e shtruar në spital sepse ka pasur probleme me zemrën. Kohët e fundit jam stresuar dhe nuk di si ta përballoj këtë që po më ndodh”, shprehet Griffiths.
Pas hetimeve grupi hetimor zbuloi se vajza nuk ishte vetëvrarë por ishte vrarë nga 18 vjeçari, i cili tani ndodhet në burg dhe është dënuar me 12 vjet e 6 muaj. Arsyeja që e çoi adoleshentin drejt vrasjes mësohet të jetë pikërisht dëshira e 17-vjeçares për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pasi ajo dëshironte t’u përkushtonte studimeve. Mediat e huaja shtojnë se Ellie ishte një nxënëse e nivelit A në Shkollën Hardenhuish në Chippenham./Gazeta Sinjali/