image Itali/ Babai vret vajzën në ditëlindjen e saj e më pas veten

Rajon

Itali/ Babai vret vajzën në ditëlindjen e saj e më pas veten

news image

Një baba 88-vjeçar vrau vajzën e tij, pas sherrit të ndodhur në rrugën në Sarmeola di Rubano në Itali.

Krimi ndodhi para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot kishte ditëlindjen dhe mbushi 60-vjeç.

Stelvio Cerqueni qëlloi vajzën e tij Doriana në kulmin e një përleshjeje dhe më pas, me të njëjtën armë vrau veten.

Babai dhe vajza nuk jetonin bashkë, ndërsa të dy janë lindur në Serbi dhe janë zhvendosur në Friuli Venezia Giulia.

Dorjana Cerqueni jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti.

Babë e bijë kanë pasur disa mospajtime në të kaluarën dhe shkak i vrasjes dyshohet se mund të jetë ky.

I pari që ka parë ngjarjen ishte djali i të ndjerës, Paolo, i cili ishte në shtëpi dhe sapo dëgjoi zhurmën e armës doli jashtë, raporton ildigitale.it.

Paolo Nicoletti telefonoi ambulancën, por të dy nuk mundën t’i mbijetonin plagëve.

/GazetaSinjali/